Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Thumanë, ku për pasojë është plagosur një person.
Siç raporton Top Channel, dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve.
I plagosuri ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.