Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tekstet shkollore, KMDLNj-ja pyet: Kush e paguan mundin e prindërve?

Gazeta10
05 Shtator 2023 - 13:54

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar që të hetohet vendimi i Ministrisë së Arsimit që këtë vit shkollor prindërit të marrin përsipër sigurimin e librave për fëmijët e tyre, por me subvencionim nga shteti.

Ndonëse procesi mësimor në shkollat e nivelit parauniversitar ka filluar tash e tri ditë, KMDLNj thotë se radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, transmeton Gazeta10.

“Ndonëse jemi me 5 shtator 2023 që nënkupton se janë mbajtur tre ditë mësimi në shkolla të nivelit parauniversitar, radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin, në çastin e monitorimit për dallim nga viti i kaluar kur po kjo qeveri dhe po kjo ministri kishte shpërndarë tekste shkollore falas sipas standardeve të qeverive paraprake që ishte, edhe më efikase, edhe më pak e kushtueshme. Nëse kemi parasysh faktin se shumë prindër janë të punësuar, ata duhet të marrin ditë të lirë në mënyrë që t’i blejnë librat ose, edhe më keq , gjyshet apo gjyshërit e nipave dhe mbesave detyrohen të presin në radhë për blerje të librave”, është thënë në reagimin KMDLNj-së.

“Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura sepse pa tekste shkollore mësimi mbahet sa për të plotësuar kushtet e kontratës e jo për të shpërndarë dije.”

 KMDLNj –ë vlerëson se kjo tollovi e krijuar, pa asnjë arsye dhe pa asnjë nevojë, ngjallë dyshime te tenderimi sepse oferta e shtëpive botuese të teksteve shkollore nuk dallon shumë nga mjetet e ndara për këtë prandaj duhet që MASHT-i të sqarojë pse u përcaktua për subvencionim që po del të jetë më i kushtueshëm e jo për mënyrën që e kishte zbatuar MASHT-i dhe ministria aktuale vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

KMDLNj vlerëson se reagimi i opinionit ka qenë jashtëzakonisht i butë dhe në kundërshtim me seriozitetin e situatës së krijuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.