Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperaturat sot deri në 22 gradë, nga java tjetër ndryshon moti

Gazeta10
24 March 2023 - 8:17

Mot edhe më i ngrohtë ditën e premte, kryesisht me diell. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 20C e 22C.

Ngrohtë mbetet edhe përgjatë fundjave, megjithëse natën në mes së shtunës e së dieles mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu.

Përkeqësim i motit pritet në fillim të javës së ardhshme me të reshura shiu të hënën, që më vonë në mbrëmje, me rënie të temperaturës, edhe mund të përzihen me fjolla bore, njofton Prishtina Weather./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.