Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tentim vrasje në Gjakovë, viktima dërgohet në QKUK

Gazeta10
28 June 2022 - 15:17

Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, sonte rreth orës 19:25 një i dyshuar kishte goditur 72-vjeçarit me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda.

Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje.

Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”. Rasti vazhdon me hetime”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Gjakovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.