Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërmet me magnitudë 7.6 në Meksikë, paralajmërim për cunami

Gazeta10
19 September 2022 - 21:58

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6, është regjistruar në Meksikë, me epiqendër në Coalcomán, duke tronditur ndërtesat dhe duke i nxjerrë banorët e kryeqytetit në rrugë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme nga tërmeti i cili goditi në orën 13:05 me orën lokale dhe goditi afër qytetit të La Placita de Morelos në shtetin e Michoacán në një thellësi prej 15 km.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Sizmologjike Amerikane (Usgs). Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit ka vendosur një gjendje alarmi pranë bregut të Michoacan.

Tërmeti ndodhi saktësisht pesë vjet pasi një tërmet vrau 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.