Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërmeti e ‘dridh’ Shqipërinë

Gazeta10
08 September 2026 - 7:59

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.

Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.

Deri tani, nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.