Sport

Terrell Brown, MVP i xhiros së dytë në elitën e basketbollit

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 15:11

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Terrel Brown është shpallur MVP i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

 

Brown në ndeshjen ndaj Trepçës kishte 35 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro.

 

Përkundër paraqitjes së mirë të basketbollistit amerikan, Ylli në fund pësoi nga Trepça me rezultat 67-77.

 

Po ashtu, Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të javës në elitën e basketbollit kosovar.

 

Top 5-shja përbëhet nga Terrell Brown i Yllit, dyshja e Prishtinës Damiree Burns dhe Jalen Moore, Ardarryl Clay Junior i Borës dhe Desmond Cambridge i Trepçës.

 

Në xhiron e dytë, Trepça fitoi derbin ndaj Yllit, Bashkimi mposhti Vëllaznimin, Prishtina fitoi ndaj Borës, ndërsa ndeshja Peja – Proton Cable Prizreni është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.