Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tërstena: Loja defanzive do të jetë ‘shpëtim’ për Shqipërinë në “EURO 2024”

Gazeta10
03 Dhjetor 2023 - 23:11

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Granit Tërstena.

“Ndoshta me lojë defanzive e me kundërsulme ndaj tri kundërshtarëve, Shqipëria mund të shkaktojë befasi. Me Spanjën do ta ketë më të lehtë sesa kundër Italisë e Kroacisë” – tha ai.

Tutje, ai foli për cilësinë e kundërshtarëve të Shqipërisë.

“Edhe te Shqipëria edhe të kombëtaret tjera ka lojtarë që luajnë në tri ligat e mëdha në Evropë, andaj mendoj se cilësia është pak a shumë e njejtë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.