Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Testi i PISA-s, Rama: Të rinjve s’u mungon inteligjenca e talenti, por shteti

Gazeta10
09 September 2026 - 14:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, duke thënë se rezultatet e dobëta nuk duhet të shihen si dështim i nxënësve, por si dështim i politikave arsimore.

Përmes një reagimi, Rama tha se të rinjve të Kosovës nuk u mungojnë as talenti, as inteligjenca dhe as ambicia, por, sipas tij, u mungon një shtet që e trajton zhvillimin e tyre si prioritet.

“Rezultati i PISA-s nuk është dështim i fëmijëve tanë. Është dështim i politikave që duhej t’i përgatisnin ata!”, ka shkruar Rama.

Ai ka krahasuar qasjen e Qeverisë së Kosovës me politikat e zbatuara në kryeqytet në fushën e arsimit, duke renditur një sërë investimesh dhe reformash që, sipas tij, janë ndërmarrë në shkollat e Prishtinës.

Rama ka përmendur instalimin e 180 tabelave digjitale dhe pajisjen me teknologji moderne të më shumë se 70 për qind të klasave në kryeqytet. Sipas tij, në shkollat e Prishtinës është instaluar edhe kurrikula digjitale.

“Qeveria, vitin shkollor e nis me telashe rreth librave. Kryeqyteti ka instaluar 180 tabela digjitale dhe mbi 70 për qind të klasave i ka pajisur me teknologji moderne për mësim”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar gjithashtu se programi i mësimit gjithëditor, i nisur fillimisht në pesë shkolla, tashmë është zgjeruar në 16 shkolla.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.