Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Tezaka e dajë” – Balaj thotë se kanë lidh kontrata me të mitur 8 vjeçar (VIDEO)

Gazeta10
17 May 2023 - 0:10

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj ka folur rreth keq-menaxhimeve që kanë ndodhur në Telekomin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Balaj në “Prime Time” ka thënë se ka pasur shumë keq-menaxhime duke lidhur kontrata për antena me familjarë e me fëmijë tetë (8) vjeçarë.

“Kanë lidh kontrata me fëmijë tetë vjeçarë, ke pasë njerëz mbrenda Telekomit që kanë lidh kontrata me familjarë të tyre vetëm me ja dhonë qiranë, pjesë ma e madhë ka qenë e zhytur, por pjesa ma e keqe mbrenda Telekomit ka qenë që persona të caktuar kanë lidh kontrata me familjarë të vet, dhe kanë marrë qiraja me ka 1 mijë euro, dhe ata njerëz nuk janë ndëshkuar asnjëherë”, tha Balaj./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.