Gjykimi Special

“Thaçi dhe të tjerët”/ Sot mbahet seanca e tretë për këtë javë

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 8:17

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin sot përpara trupit gjykues në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të mbajnë sot seancën e tretë me radhë për këtë javë.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ditës së djeshme, para Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua Sokol Bashota.

Ai nisi deklarimin e tij për marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën u shpreh se pati vështirësi ta pranojnë komandantët e zonave të luftës.

Gjykata Speciale do të mbajë seancë edhe nesër, të fundit për këtë javë, për të shkuar më pas në pushim një javor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.