
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate dje ne emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10 ka folur për ish kreret e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.
Sherifi duke folur për gjykimin që po ju bëhet drejtuesëve të UÇK-së në Hagë, ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka qenë asnjëherë ndërmarrje e përbashkët kriminale, raporton Gazeta10.
Tutje ai po ashtu ka thënë edhe disa fjal për ish- presidentin Hashim Thaçi duke u shprehur se është një ndër personat më të rëndësishëm.
“ Hashi Thaçi nuk ka dy faza ai bënë pjesë vetëm në një fazë dhe është një ndër ndër personat më të rëndësishëm të lëvizjes planestine e sidomos fazës të UÇK-së të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës dhe të lirisë”, ka thënë ai./Gazeta10/