Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thaçin e viziton djali për ditëlindje: 55 vjet i bëri, e 5500 punë të mira i kreu për Kosovë

Gazeta10
24 April 2023 - 15:36

Në ditëlindjen e 55-të, ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka pritur për vizitë në Hagë djalin e tij Endritin, i cili ka publikuar një foto nga atje duke uruar që vitin tjetër të festojnë në shtëpi së bashku me familjen.

Endrit Thaçi ka shkruar se babai i tij që po bën 55 vjet, ka kryer 5.500 punë për shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Sapo e vizitova babin për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare. Ishte në shëndet dhe disponim  të shkëlqyshëm sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha poashtu i ka kry deri tash. Urime ditëlindja bab nga mami dhe unë. Vitin e ardhshëm e festofshim në shtëpi!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.