Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Thaqi: Shqipëria do të jetë befasia e “EURO 2024”

Gazeta10
03 Dhjetor 2023 - 23:01

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe lojtari i Ballkanit, Armend Thaqi.

Ai kishte vetëm fjalët më të mira për Shqipërinë, duke qenë shumë optimist për rrugëtimin e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian.

“Shqipëria do të jetë befasia e kampionatit evropian, jam optimist që do ta kalojnë grupin, futbollistët janë në momentumin e vet” – tha ai.

Ai tutje tha se tri kombëtaret tjera janë më lart se Shqipëria shkaku i përvojës që kanë në kompeticione madhore përgjatë historisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.