
Thatësira e vazhdueshme në Zvicër mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në faturat e konsumatorëve, pasi ekspertët paralajmërojnë se çmimi i ujit të pijshëm mund të rritet.
Sipas ekspertëve, Zvicra nuk ishte e përgatitur sa duhet për thatësirën aktuale dhe ndikimin e saj në furnizimin me ujë. Mungesa e strategjive afatgjata mund të çojë në probleme me furnizimin dhe, rrjedhimisht, në kosto më të larta për konsumatorët, transmeton albinfo.
Hidrologu Tobias Wechsler ka theksuar se përgjegjësia kryesore për menaxhimin dhe furnizimin me ujë u takon kantoneve. Sipas tij, ato duhet të zhvillojnë urgjentisht strategji të qëndrueshme për menaxhimin e ujit, në mënyrë që të parandalohen mungesat dhe rritja e kostove.
Situata është bërë veçanërisht shqetësuese për shkak të periudhës së gjatë të thatësirës që po prek pjesë të ndryshme të vendit.