Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

“The Guardian” shkruan për gjykimin e Thaçit

Gazeta10
10 April 2023 - 19:07

Raporti: Kanal10

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisur më 3 prill në Hagë. Në këtë shkrim, thuhet se ky gjykim pritet të zgjasë dhe si duket do ta rishkruaja historinë.

Një javë pas nisjes së gjykimit në Hagë, gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet si udhëheqës i UÇK-së.

Në këtë artikull prestigjiozja britanike, e cilëson Thaçin si politikani më i shquar në Kosovë.

Mirëpo, sipas “The Guardian” gjykimi në Hagë, pritet që të rishkruaj historinë.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit. Procedurat, thellësisht të papëlqyeshme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, kujtojnë periudhën e konfliktit brutal midis viteve 1998 dhe 1999, ku organizatat e armatosura serbe dhe kosovare kryen krime lufte në kontekstin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së dhe reagimit ushtarak të Beogradit”, transmeton Gazeta10.

“The Guardian” e ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, që pretendonte për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja.

Megjithatë, thuhet se çështja ka vazhduar në gjyq me ritëm të ngadaltë, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe marrjen e organeve të tyre janë zhdukur nga procedurat.

 “The Guardian” përshkruan ngjarjet historike të luftës dhe pas saj, si dhe rolin e tyre në to, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave”, shkruan “The Guardian”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata akuzohen për krimet kundër njerëzimit, torturë, vrasje e vepra tjera penale.

Që të katër në nisje të gjykimit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.