
Një person është therur me thikë në mbrëmjen e së shtunës në Lipjan
Sipas raportit 24 orësh të Policis së Kosovës, ai është dërguar në emergjencën e Lipjanit për trajtim.
Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia bëri me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.