Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thyerje xhamash, hedhje gurësh e gaz lotsjellës – kaos në disa qytete në ditën e tretë të protestës në Shqipëri

Gazeta10
15 October 2026 - 15:51

Për të tretën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në Tiranë, të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë tubimit të së mërkurës, më 14 tetor, protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve, ndërsa në disa zona pati zjarrvënie dhe dëme materiale. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.

Protestat lidhen me kërkesat për përmirësimin e kushteve në universitete, uljen e kostove të studimeve dhe rritjen e mbështetjes financiare për studentët, ndërsa pakënaqësitë janë shtrirë edhe te qeverisja dhe akuzat për korrupsion.

Ndërkohë, edhe sot, më 15 tetor, në Tiranë po vazhdojnë protestat me tensione dhe përplasje.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.