Avokatja Adelina Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur rreth barazisë gjinore.
Hoxha ka thënë se qasja që janë duke e bërë ndaj drejtave të grave është e gabuar, raporton Gazeta10.
Dhe me këtë rast ajo ka marrë një shembull të një deputete në Amerikë.
“Në komisionet parlamentare në Amerikë një deputete që ishte avokate, e kundështoi deputetin e një komuniteti tjetër, dhe ai zotëria i tha koleges ‘ti zonjë e bukur’, që dmth ti nuk je për kurgju tjetër veç për bukuri, ajo vetëm qeshi dhe i tha a mundesh mu përgjigj profesionalisht për këtë dokument, a është ky dokumenti që e ke nënshkru dhe nuk është viktimizuar”, tha ajo për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10