
Ka eskaluar situata në mes ish-deputetit të LDK-së, Burim Graincës dhe analistit Bastri Muja në POLITIKO të Kanal 10 duke i thënë njëri-tjetrit se “Ti po mashtro… ti je rrenc….ti je shpifës…”.
“Qitu argumentet në tavolinë e mos mashtro”, i thotë Muja-Graincës, derisa debati i tyre eskalon në fjalë me të rënda duke e quajtuar njëri-tjetrin rrenc e shpifës.
Debati i tyre ka eskaluar derisa po komentojnë për gjendjen e krijuar dhe bllokimin për zgjedhjen e Presidentit, me refuzimin e fundit të 6 deputetëve të LDK-së, për kandidatin e propozuar sikur është Bekim Sejdiu.
Derisa ka ndërhy moderatori Kushtrim Sadiku dhe ka kërkuar që të qetësohet situata duke kërkuar nga regjia madje edhe të iu ndalen mikrofonat.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10