Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tjetër tragjedi në det, mbyten 60 emigrantë

Gazeta10
16 August 2023 - 23:35

Të paktën 60 persona raportohet të kenë humbur jetën pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në brigjet e Kepit të Gjelbër, në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 38 persona të tjerë u shpëtuan në det, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë të mitur.

Paraprakisht vlerësohet se në varkë udhëtonin mbi 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Senegali dhe Sierra Leone.

Varka e mbytur prej druri u pikas nga një anije peshkimi spanolle pranë ishullit të Sal, e cila vuri në alarm autoritetet.

Më vonë erdhi dhe një reagim nga ministria e Jashtme në Senegal e cila bëri me dije se varka me 101 emigrantë u nis nga vendi më 10 korrik./A2news

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.