Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Topalli: Projektligji për Speciale nuk duket përpjekje serioze e PDK-së, s’ka shanse për implementim

Gazeta10
18 November 2026 - 22:39

Aktivisti politik Faton Topalli ka shprehur rezerva lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se iniciativa e PDK-së më shumë duket si një përpjekje për të dëshmuar se po ndërmerret diçka për personat që po gjykohen në Hagë, sesa një nismë që mund të sjellë ndryshime konkrete.

I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, Topalli tha se, nga këndvështrimi i tij, kjo iniciativë ishte më shumë një alibi politike, ndërsa vuri në pikëpyetje seriozitetin e saj për shkak të mënyrës se si është proceduar dhe prezantuar projektligji.

“Duket sikur ka pasur një përpjekje që ky ligj të paraqitet si diçka që mund ta ndryshojë gjendjen. Nga pikëpamja ime, ishte një alibi ose më shumë një përpjekje e PDK-së për të treguar se janë duke bërë diçka për njerëzit që gjenden në Hagë. Ndoshta përpjekja e tyre ka qenë e sinqertë, por mua nuk më duket si përpjekje serioze”, u shpreh Topalli.

Ai kritikoi edhe procedurën e hartimit dhe prezantimit të projektligjit, duke theksuar se, sipas tij, procesi nuk është shoqëruar me konsultime të mjaftueshme dhe nuk janë marrë parasysh të gjitha aspektet ndërkombëtare.

“Arsyeja është edhe procedura se si është bërë, edhe mënyra e paraqitjes së ligjit, pa konsultime deri në fund dhe pa e pasur parasysh aspektin ndërkombëtar. Në fund të fundit, është prodhuar një ligj që, po të realizohej, do të ishte mirë, por edhe rrethanat në vendin tonë tregojnë se ky ligj, në këtë formë, nuk ka shanse të realizohet e të implementohet”, deklaroi Topalli në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.