
Ferran Torres i Barcelona dhe Stefan Savis i Atletico Madridit, janë ndëshkuar me dy ndeshje moslojë nga La Liga, pas kacafytjet që kishin në ndeshjen e luajtur të dielën.
Të dy futbollistët u përleshën në minutat e fundit të ndeshjes dhe si pasojë e kësaj gjyqtari Jose Montero i përjashtoi të dy nga loja me karton të kuq.
Komisioni disiplinor i kampionatit spanjoll të mërkurën ka marrë vendim që të dy lojtarët të dënohen me nga dy ndeshje moslojë.
Në ndeshjen që u zhvillua të dielën në “Wanda Metropolitano”, Barcelona triumfoi minimalisht ndaj Atleticos dhe përforcoi pozitën e liderit në elitën e futbollit spanjoll.