Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Totaj pas dorëheqjes së Hamzës: Faleminderit për ndershmërinë që ke treguar në krye të PDK-së

Gazeta10
22 October 2026 - 8:42

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga drejtimi i këtij subjekti politik, duke e falënderuar për udhëheqjen dhe kontributin e tij në parti.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj vlerësoi angazhimin e Hamzës në një periudhë me sfida të shumta, duke theksuar rëndësinë e interesave të vendit dhe ruajtjes së unitetit brenda familjes politike të PDK-së.

Ai theksoi se dorëheqja e Hamzës hap rrugën për procese të reja demokratike zgjedhore brenda partisë, ndërsa kontributi i tij do të vazhdojë të mbetet i rëndësishëm për PDK-në.

“Mirënjohës sinqerisht për punën, dinjitetin dhe rrugëtimin e përbashkët!”, ka shkruar Totaj, duke shprehur respekt për punën dhe angazhimin e Hamzës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.