Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trafikimi me qeniet njerëzore, Nagavci: Po punojmë në këtë temë

Gazeta10
18 October 2022 - 11:23

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka thënë se ministria që ajo drejton punon sa i takon trafikimit me qenie njerëzore, raporton Gazeta10.

Nagavci ka thënë se trajtimi i kësaj teme në të gjitha nivelet e institucioneve arsimore ndikon pozitivisht.

 “Trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit, në promovimin e sjelleve të shëndosha dhe përgatitjet e të rinjve dhe të reja në shmangien e ekspozimit e rreziqeve të mundshme”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se është duke u punuar specifikisht në këtë drejtim.

“Prej kohës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka inkuadruar këtë temë në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e arsimit dhe në programet lëndore, e në veçanti në ato kapituj ku trajtohen të drejtat e njeriut, pra në lëndën e Edukatës Qytetare, dhe tek lënda Aftësitë për Jetë”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se më 18 tetor shënohet edhe Dita Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.