Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi në Argjentinë, helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve, humbin jetën 7 persona

Gazeta10
29 July 2026 - 23:52

Shtatë persona humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve në pyje në provincën San Juan të Argjentinës.

Sipas autoriteteve, helikopteri Bell 412 u rrëzua vetëm pak çaste pasi ishte ngritur në fluturim, duke u përplasur vertikalisht në tokë. Në bord ndodheshin drejtues të Policisë, Shërbimit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile, të cilët humbën jetën në vend.

Mësohet se helikopteri humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror ndërsa fluturonte në një lartësi prej rreth 4 mijë metrash mbi nivelin e detit, pak para orës 10:30 sipas orës lokale. Sipas autoriteteve, kushtet atmosferike ishin të favorshme dhe nuk paraqisnin rrezik për zhvillimin e stërvitjes.

Ekuipazhi ishte pjesë e një programi kombëtar trajnimi për shuarjen e zjarreve në pyje, të organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve, ku merrnin pjesë rreth 50 praktikantë nga ekipet lokale të emergjencës.

Autoritetet e provincës San Juan konfirmuan se mes viktimave janë zëvendësshefi i Policisë, Marcelo Videla, shefi i Zjarrfikësve, Rubén Castro, drejtori i Mbrojtjes Civile, Carlos Heredia, si edhe zëvendësshefi i Zjarrfikësve, Jorge Carbajal. Identiteti i tre viktimave të tjera nuk është bërë ende publik.

Autoritetet argjentinase kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.