Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Gazeta10
26 July 2026 - 21:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë, në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia për shkaqet e aksidentit. /Tch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.