Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedia e futbollit në Indonezi, shkon në 174 numri i të vdekurve

Gazeta10
02 October 2022 - 10:02

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë në një ndeshje futbolli në Indonezi, kurse, më shumë se 180 persona u lënduan gjithashtu pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3, shkruan BBC News, transmeton Gazeta10.

Kjo tragjedi nisi pasi tifozët e ekipit vendas nuk u pajtuan me faktin e humbjes nga rivalët e tyre. Ata pushtuan fushën e lojës, derisa filluan edhe të shkatërronin çdo gjë.

Pasi situata eskaloi, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.

Raportet fillestare thanë se numri i të vdekurve është rreth 127, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, derisa 11 tjerë janë në gjendje shumë të rëndë, shkruan BBC News./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.