
Pas gjetjes së tre trupave të pajetë të familjes Pacolli në lumin Lepenc, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre, raporton Gazeta10.
“Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh”, ka shkruar Kurti.
Ai i ka uruar shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij, të mbijetuarit të kësaj tragjedie, Shkëlqimit.
“Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Kurti në facebook. /Gazeta10/