
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të flas nesër në një konferencë për media ku edhe pritet të publikohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshje miqësore të muajit qershor.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se nesër do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore e Kombëtares së Kosovës në Kampion Nacional në Hajvali.
Konferenca për media do të mbahet në ora 14:00, ndërsa stërvitja në ora 17:00.
Ndryshe, Kosova do të përballet me Norvegjinë më pesë qershor “Ullevaal Stadion” në Oslo.