Gazeta10

Trajneri i Kosovës thotë se e merituan fitoren: Për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur pas humbjes ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët i mbyllen eliminatoret e Euro 2024 me humbje 0-1 nga Bjellorusia duke bërë që ekipi përfaqësues të përfundoj në pozitën e pestë.

Pas kësaj humbje, Gliha ka thënë se ndihet krenar me ekipin e tij dhe mendon se  e merituan fitoren. Por, slloveni u ankua gjithashtu për mungesat e shumta.

 “Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtën shumë mirë sonte, patëm shumë mundësi, ambicie. U desh të kishim një penallti, 100%, por gjyqtari nuk e di se pse nuk e dha as nuk shkoi ta shikoj VAR-in”, ka thënë fillimisht Gliha pas ndeshjes.

“Periudha negative? Ne luajmë pa sulmues. Luajtëm pa Muriqin, pa Rashicën, pa Rrahmanin, kështu që nëse do ishin ata, ne do të shënonim dy gola. Ne patëm shumë mundësi drejt portës, por nuk ishin sulmuesit adekuat ata që i kishin sot. Dhe nëse nuk janë ata që duhen të jetë, është e vështirë”.

 “Vendi i pestë? Ju duhet ta dini, ne kemi luajtur dy herë me Zvicrën dhe kemi barazuar. Kemi fituar ndaj Izraeli dhe e mposhtem Andorrën”.

Në fund, Gliha foli edhe për të ardhmen duke mos sqaruar asgjë.

“E ardhmja? Njerëzit janë të mirë ndaj meje. Kam pasur momente të mira. Te shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

NË FOKUS

gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
liridonaa
Familja e Naim Murselit anulon të pamën për Liridona Murselin