
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dyshon se Presidentja Osmani ka marrë direktiva nga kryeministri Kurti për të takuar liderët e opozitës.
Haradinaj në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka hedh akuza në drejtim të Presidentes Osmani duke e quajtur shërbëtore të kryeministrit Kurti
“Presidentja është instrument i Kurtit po i kynë porositë e Kurtit”, ka thënë ai.
Haradinaj mendon se Kryeministri Kurti ka gisht edhe për takimin e thirrur nga Presidentja për liderët e opozitës.
“Në këtë rast zonjës Presidente me siguri ia ka deleguar Kurti këtë detyrë, i ka thënë trajtomi këta të opozitës pak. Thirri merru me ta. Kështu pra, megjithatë edhe përkundër kësaj unë kam respektuar shtetin, pra jo individin, jo partinë në pushtet, por shtetin, institucionin e shtetit”, ka thënë Haradinaj. /GAZETA10/