Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Transporti me Trafikun Urban, të enjten pa pagesë

Gazeta10
21 September 2022 - 20:33

Qytetarët do të lirohen nga pagesa të enjten gjatë transportit me Trafikun Urban.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky vendim është marrë në nder të Ditës Ndërkombëtare pa Vetura.

Në njoftimin e “Trafikut Urban”, thuhet se qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A. Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.