
Sfidim të drejtpërdrejtë i seriozitetit të drejtësisë në vend e ka quajtur analisti Blerim Gashi arratisjen e tre personave nga qendra korrektuese në Kosovë, të ndodhura së fundi, raporton Gazeta 10.
Mes tyre, Gashi në emisionin Politiko të Kanal 10 ka përmendur arratisjen e Faton Hajrizit duke thënë se kishte mes tjerash nevojën e protagonizmit.
“Të tri rastet janë të natyrave të ndryshme, noqoftëse i shikojmë për na impkati shoqëror politik është sifidim i drejtpërdrejtë i seriozitetit, mosngathtësisë së strukturës së drejtësisë tek ne.
Por tani kur e shikon rastin e këtij z.Hajrizi ka informacione ka kërkuar të puinoj jasht institucioneve me punësim, me të tretin e ka marr pushimin për vikend u kthye para kohe me tëe pestin. I ka kaluar shumë faza të vlerësimeve të ndryshm,e psikologjike, shoqërore e tash protagonizmi dhe nevoja e tij me u quajt tarzan që unë sfidoj edhe mund të jetë por kjo nuk është ndonjë skandal i madh apo spektakular “, tha Gashi.
Tutje analisti Gashi deklaroi se arratisjet ndodhin nëpër vende të ndryshme të botës, duke përmendur Zvicrrën si një ndër vendet prirëse.
“Zvicrra po kryesojke në Evropë për nga numri i arratisjeve, edhe atje ish hata veç Anglia ish më stabil në numrin e ikjeve. Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të drjetpërdrejtë tek instiuconet më të larta, ajo se çka shohn është një përkushtim më i lart jo vetëm i minsitrit të drejtësisë dhe vetëm i kësaj qeverie sepse shihet që ka, sepse është evidente por tash vijmë prap tek nevoja themelore e kahmotshme”, përfundoi Gashi./Gazeta10