Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tre persona të lënduar nga rënia e ashensorit, banorët thonë se nuk është hera e parë

Gazeta10
10 April 2023 - 18:44

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Ashensori i një ndërtese në lagjen Emshir në kryeqytet, ka rënë nga kati i dytë, të dielën mbrëma. Brenda tij, ishin nëntë persona, tre kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në QKUK, derisa mes tyre ishte edhe një grua shtatzënë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Nga urgjenca kanë thënë se të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore. E banorët shprehen të shqetësuar, pasi raste të tilla ndodhin shpesh.

Tre persona kanë marrë lëndime pasi ashensori i një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës ra nga kati i dytë në bodrum.

Brenda ashensorit në momentin kritik ndodheshin nëntë persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Kjo ka ndodhur si pasoj e dëmtimit të vazhdueshëm të këtij ashensori.

Banorët e kësaj ndërtese shprehen të shqetësuar, pasi raste të njëjta si ky i së dielës, thonë se kanë ndodhur edhe më herët, transmeton Gazeta10.

Ndërkohë, për të lënduarit ka folur shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, i cili ka thënë se personat nuk kanë pasur lëndime të mëdha trupore.

Derisa, tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të shqetësimeve që kanë pasur.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Flora Ahmeti – Zëdhënëse e Policisë.

Ndërkohë, nga kompania nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast dhe rastet tjera që kanë ndodhur më herët në të njëjtin objekt.

Incidente të ngjashme vazhdojnë të ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e rënies së ashensorëve. /Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.