Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tregu në Prishtinë, ‘mbytet’ me mbetjet e kurbanëve

Gazeta10
29 June 2023 - 19:14

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Mbetjet e kurbaneve janë lënë në hapësira publike një ditë pas festës së Kurban Bajramit. Në tregun e lagjes “Kodra e Trimave”, që njihet si Vranjevci, tregtarët po vazhdojnë shitjen e kurbaneve, por therjet e tyre janë bërë pak metra më larg tregut. E për këtë çështje nga drejtoria e Inspekcionit kanë thënë se kanë dhënë gjoba. Derisa nga kjo komunë kanë njoftuar se kanë nisur projektin e një thertoreje.

Kjo gjendje e rëndë e tregut në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë është krijuar të mërkurën.

Mbetjet nga therjet e kurbaneve për festën e Bajramit, janë lënë në këtë ambient nga qytetarët.

E madje qenët endacak po i shfrytëzojnë këto mbetje si ushqim të tyre.

E në pjesën afër këtyre mbetjeve ndodhen tregtarët të cilët për katër ditë do të bëjnë shitjen e kurbaneve.

Për këtë gjendje, tregtarët thonë se nuk ndihen fajtor, pasi ata thanë se vetëm po e bëjnë shitjen e tyre jo edhe prerjen.

Arbenit Halili thotë se ka arritur të shes mbi 100 kurban, secili me vlerë prej 170 euro.

Ai thotë se komuna duhet tua siguroj një hapësirë adekuate për shitjen e tyre e jo të qëndrojnë në rrugë.

E lidhur me këtë çështje nga drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës kanë thënë se janë gjobitur ata të cilët kanë bërë therje në vende të papërshtatshme.

E nga zyra pr Komunikim n Komunn e Prishtinës, kanë thënë se së shpejti do të nis projekti i një thertoreje në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka planifikuar ndërtimin e një therrtoreje publike në Bërnicë të Epërme. Vlera e projektit do të jetë 3,5 mil € në tërësi. Realizimi i këtij projekti pritet të nis së shpejti, meqenëse mjetet financiare tashmë janë planifikuar. Thertorja do të ofrojë shërbime për të gjithë të interesuarit e fushës përkatëse duke u bazuar në standardet dhe ligjet në fuqi, përkatësisht rekomandimeve të Agjenicisë së Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

E në Komunën e Fushë Kosovës në zonën e tregut të makinave ku çdo vit është bërë therja e kurbaneve, këtë vit është ndaluar, por qenët endacak kanë lënë mbetjet në atë zonë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.