Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Trendi i largimit i të rinjëve nga Kosova, “vetëm të vjetrit kanë mbetë”

Gazeta10
12 September 2022 - 8:39

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, janë raportuar largime nga lagjet në Prishtinë e vende të tjera në Kosovë nga dëgjues të emisionit, raporton Gazeta10.

Dëgjuesi nga Suedia i lagjes Kolovica nga Prishtina, Samiu, tregoi se si kur vizitoi Kosovën këtë verë kishte parë fenomenin e largimit të të rinjëve nga lagjja e tij.

“Unë jam prej lagjes Kolovica në Prishtinë, kam dal qe 13 vite në Suedi, e viteve të fundit Kolovica është shpërnda krejt, qysh kemi nejt përpara n’lagje tash nuk e gjen najkon me dal për ni kafe në qytet, me naj shok në kojshi qe jam rrit me ta tash nuk i gjen fare.  Dy vitet e fundit prej asaj lagje kanë dalur rreth 60 persona…të rinjë nuk mundesh të gjesh shumë, 18 vjet e lartë nuk ka na Kolovicë.”, tha ndër të tjera dëgjuesi nga Suedia.

Edhe një tjetër raportim nga një telefonues anonim tregoi se nga fshati i tij së paku 100 persona në dy vitet e fundit kanë braktisur fshatin.

 “Jemi dal të gjithë, mbetën vetëm të pleqtë, në fshat tonën janë mbetë vetëm të vjetrit. Përmbi 100 persona janë larguar nga fshati për dy vite të fundit. “, tha telefonuesi anonim.

Arben Ahmeti shtoi se do të bëhen më shumë hulumtime nga stafi i emisionit./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=TiOzFDnv-OQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.