Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça-Bashkimi, mësohet data e finales së madhe

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 14:07

Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Mitrovicasit synojnë të fitojnë Kupën për herë të katërt radhazi, derisa prizrenasit për herë të parë pas vitit 2001. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00.

FBK bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.