Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe tre puntorë tjerë, shkelën rëndë detyrat e punës

Gazeta10
22 August 2024 - 12:27

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga puna edhe tre puntorë tjerë me iniciale F.B., H.M. dhe Sh.S.

“Trepça” ka njoftuar se ky vendim është marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit kjo ndërmarrje ka larguar nga puna një numër të konsiderueshëm të puntorëve, referuar njoftimeve, kjo ka ndodhur për shkak se të njëjtit kanë shkelur rëndë detyrat e punës/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.