Basketbollisti Drilon Hajrizi para fillimit të sezonit ka pasur probleme shëndetësore dhe ishte operuar.
Ditët e fundit ka pasur spekulime për largimin e tij nga klubi i KB Trepçës.
Por skuadra mitrovicase ka mohuar largimin e Drilon Hajrizit dhe ka njoftuar se kapiteni i ri i Trepçës është emëruar Anes Gashi.
”Të nderuar dashamirë e simpatizant të Klubit. Ju informojmë se me vendim të Bordit të klubit, kapiten është emëruar Anes Gashi.
Drilon Hajrizi është pjesë e Trepçës. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin e tij në parket”, thuhet në njoftim.