Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça nesër debuton në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, synon suksesin e madh në arenën ndërkombëtare

Gazeta10
17 September 2024 - 13:25

Kampionia e Kosovës, Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

 

Në garat kualifikuese që do të zhvillon në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

 

Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

 

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

 

Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

 

Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.