Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trepça – Peja, arrestohet një person pasi tentoi të hynte në zhveshtore të pejanëve për t’i sulmuar

Gazeta10
28 November 2022 - 9:05

Në palestrën “Minatori” mbrëmë pati tensione gjatë dhe pas ndeshjes në mes KB Trepçë dhe KB Pejës.

Në lidhje me këtë, policia ka bërë të ditur se është arrestuar një personi, pasi i njëjti pas përfundimit të ndeshjes kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së KB Pejës dhe kishte tentuar t’i sulmoj lojtarët pejanë, raporton Gazeta10.

“I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Kujtojmë se KB Peja, pas ndeshjes pati një reagim, ku postoi edhe fotografi se sipas tyre, janë sulmuar gjatë ndeshjes kundër KB Trepçës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.