Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri netë rok, Elita 5 falënderon gazetarin Kushtrim Sadiku

Gazeta10
24 July 2025 - 16:28

Nga 21 korriku e deri në fund të javës, netët e festivalit Rock & Blue do të transmetohen në emisionin “Politiko” të Kanal10.

I mbajtur në Prizren, ata që nuk arritën të siguronin pjesmarrjen, përmes televizionit Kanal10 kanë mundësinë të ndjekin performancë nga bende të njohura.

Arif Ziberi nga grupi legjendar, Elita 5 shprehu mirënjohje të veçantë ndaj gazetarit Kushtrim Sadiku për raportimin dhe mbështetjen ndaj aktiviteteve të tyre muzikore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ziberi falendëroi Sadikun, duke e uruar për profesionalizmin e treguar.

Rock Politiko,erdhi si dritë në fund të tunelit!
Bota ka nevojë për më shumë Kushtrim-a.
Të uroj për punën Kushtrim Sadiku”, ka shkruar ai.

Intervista, performanca e detaje tjera rreth këtij festivali mund të gjenden në kanalin zrytar të televizionit në platformën Youtube.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.