Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit ndërhyjnë në terrene të vështira

Gazeta10
07 August 2026 - 23:54

Tri vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë ekipet zjarrfikëse në terrene të vështira malore.

Ndërhyrja e parë është zhvilluar në Janç Mal, në kufi me qarkun e Beratit, ku zjarrfikësit e Gramshit, në bashkëpunim me kolegët e Beratit, kanë punuar për neutralizimin e flakëve.

Një tjetër vatër zjarri është raportuar në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin. Operacioni është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer dhe lartësisë prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit, shkruan Euronewsal.

Flakët kanë përfshirë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit, të tre vatrat janë vënë nën kontroll pas disa orësh pune intensive dhe nuk raportohet për rrezik të mëtejshëm.

Pas përfundimit të operacioneve, zjarrfikësit u kanë bërë apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme apo pakujdesisë që mund të shkaktojë zjarre dhe të rrezikojë pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.