Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tri vetura shpërthejnë në Stamboll

Gazeta10
15 November 2022 - 23:07

Tri vetura raportohet se kanë shpërthyer në Stamboll.

Mediat turke kanë raportuar se tri vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që për momentin nuk po konsiderohet si ndonjë sulm terrorist si ditë më parë kur një bombë shpërtheu në “Istiklal Caddesi”.

Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e tjera të parkuara.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa.

Aktualisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo të vdekur, por vetëm për dëme materiale.

Ditë më parë ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke shkaktuar gjashtë viktima dhe mbi 80 të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.