Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trossard pritet të zyrtarizohet sot te Arsenali

Gazeta10
20 January 2023 - 10:34

Arsenali pritet që të zyrtarizojë sot transferimin e Leandro Trossard nga Brightoni, raporton Gazeta10.

Gazetari i afërt me klubin londinez, Charles Watts, ka njoftuar këtë të premte se sulmuesi belg ndodhet në London Colney tashmë, ku edhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas testeve mjekësore, mbetet vetëm çështje orësh se kur Trossard do të prezantohet si futbollist i Arsenalit. Zyrtarizimi sipas të gjithave gjasave do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se marrëveshja për transferimin e 28-vjeçarit në “Emirates” është në vlerë prej 21 milionë funtesh, plus 6 milionë tjera si bonuse.

Trossard me “Topçinjtë” është pajtuar për të nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.