Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të dielën tha se biznesmeni libanez amerikan Massad Boulos do të shërbejë si këshilltar i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Trumpi e bëri njoftimin në Truth Social. Boulos, vjehrri i vajzës së Trumpit, Tiffany, u takua vazhdimisht me udhëheqës arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës zgjedhore.
Kjo është hera e dytë në ditët e fundit që Trumpi zgjodhi vjehrrin e një prej fëmijëve të tij për të shërbyer në administratën e tij, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në një postim tjetër të Truth Social të shpërndarë të shtunën, ai njoftoi se Charles Kushner, djali i të cilit Jared Kushner është i martuar me vajzën e Trumpit, Ivanka Trump, që ishte zgjedhja e tij për ambasador në Francë. Jared Kushner shërbeu si këshilltar i lartë i Trumpit gjatë mandatit të tij të parë.