Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë

Gazeta10
04 October 2026 - 11:08

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të qarta se Uashingtoni po shqyrton rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se vendimi përfundimtar mbetet në duart e tij.

“Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin,” u shpreh Trump për gazetarët gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në Ohio. Ai shtoi se Irani është i shkatërruar dhe se pyetja kryesore është nëse situata “do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo në atë të vështirë”, ndërsa nënvizoi se Teherani po heq dorë praktikisht nga plani për armët bërthamore.

Paralelisht, këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare në SHBA janë takuar fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet ushtarake ndaj Iranit dhe konfliktit në Jemen.

Nga ana tjetër, udhëheqja iraniane po përgatit një përgjigje ushtarake më të gjerë dhe më të fuqishme në rast se SHBA-ja nis sulme të reja në shkallë të gjerë. Burime për mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se komandantët e lartë iranianë po shqyrtojnë zgjerimin e objektivave, duke përfshirë vendet që mbështesin operacionet amerikane, madje edhe baza jashtë rajonit të Lindjes së Mesme.

Tensionet vijnë pas një konflikti shtatëmujor që nisi me sulmet amerikano-izraelite në shkurt. Pavarësisht armëpushimit të arritur në prill, armiqësitë ndërmjet palëve kanë vijuar në mënyrë sporadike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.