Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Truss kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar

Gazeta10
20 October 2022 - 15:05

Liz Truss ka qenë në detyrë për vetëm 45 ditë – mandati më i shkurtër i çdo kryeministreje të Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministri i dytë më i shkurtër ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë përpara se të vdiste në 1827, shkruan BBC, trasmeton Gazeta10.

Problemet filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator.

Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.

Largimi i saj sot pason skena dramatike në Dhomën e Komunave mbrëmë mbi një votim për fracking. Thirrjet që ajo të shkonte vazhduan të rriteshin në orët më pas. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.