
Një turiste nga Çekia është sulmuar sot nga qentë endacakë në kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton Gazeta10.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore.”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur më ngjarjen më herët kishin reaguar edhe faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë ” të cilët akuzuan Komunën se asnjëherë nuk zgjodhi problemin me qentë endacakë dhe e postuan fotografinë e më poshtme./Gazeta10
